TIRANË, 28 shkurt 2013- Gjykata e Trianës ka dhënë masën “arrest me burg” për Ndue Jakun, vëllai i Jak Jakut, njëri prej të dyshuarve për vrasjen e kryekomisarit Drtian Lamaj.
Gjyqtarja Blerina Mucaj ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Ndue Jakun, djali i dajës së Arben Frrokut, për akuzën e armëbajtjes dhe municioneve luftarake pa leje, si dhe për sasinë e drogës që u bllokua në banesën e tyre gjatë kontrolleve të policisë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt në kryeqytet.
"ARREST ME BURG" PËR FRROKUN DHE JAK JAKUN
Ditën e martë Krimet e Rënda shpallën masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë edhe për Arben Frrokun, si i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Ndërkohë, masa e sigurisë për Jak Jakun, i cili u arrestua me Frrokun në Greqi, u dha nga gjykata e Tiranë për akuzën “armëmbajtje pa leje”.





