16 shkurt 2015 –  Klevis Xhixha akuzohej nga Prokuroria e Liezhit se kishte bashkëpunuar me Kastriot Mustafën, për vrasjen me armë zjarri të një magebini dhe plagosjen e një qytetari belg. Nga provat dhe dëshmitarët rezultoi, që Xhixha nuk kishte marrë pjesë në vrasje, përkundrazi jeta e tij ishte vënë në rrezik nga sulmi i arabit dhe miqve të tij.

Vetëm Mustafa kishte hapur zjarr me pistoletë duke kaluar caqet e vetëmbrojtjes së nevojshme. Gjykata e Liezhit pranoi argumentet e avokatit mbrojtës dhe e liroi Klevis Xhixhën nga salla e gjyqit.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/