Tetë studentët që goditën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë një aktiviteti në Fakultetin e Shkencave Sociale në nëntor të vitit 2015, janë gjetur fajtorë nga Gjykata e Tiranës.
 
Sipas vendimit të gjyqtarit Arben Micko, studentët kanë konsumuar veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë”.
 
Ndaj tyre është dhënë masa e dënimit dy muaj burg për secilin, e konvertuar kjo në shërbim prove dhe punë të detyruar publike.

Edhe prokuroria në pretencën e saj kërkoi një javë më parë dënimin e tyre dhe konvertimin e dënimit me punë publike, siç dhe vendosi gjykata.

Studentët e dënuar:
Anita Lushi
Bora Mema
Klosi Hoxha
Viki Cipi
Liri Kuci
Durim Jasharaj
Dardan Konjufca
Valton Marku

Vetë studentët kanë reaguar pas vendimit duke e quajtur këtë një gjyq politik.