Pas vendimit të publikuar më herët gjatë ditës së sotme, ku u vendos pezullimi i zgjedhjeve për presidentin, gjykata ka marrë një tjetër vendim për Federatën Shqiptare të Futbollit. Ajo ka dënuar Presidentin e FSHF Armand Dukën me gjobë për pengim të procesit gjyqësor.

Në vendimin e saj, Gjykata ka dënuar me 700 000 lekë gjobë FSHF dhe drejtuesit e saj për pengimin e gjykimit lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2 marsit duke favorizuar Dukën.

Më herët Gjykata do t’i jepte të drejtë kryebashkiakut Veliaj për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës duke rrëzuar Dukën.