Gjykata e Durrësit vendosi sot “burg pa afat” për 2 vëllezërit Beqiraj dhe punonjësin e burgjeve, ndërsa la të lirë Fatjon Hajdarin dhe dha masën e sigurisë personale “burg me afat 45 ditë” për 10 të arrestuarit e tjerë.
Në përfundim të seancës, avokati Gjon Huli dhe avokatja Liljana Tanko thanë se prokuroria nuk kishte asnjë provë të mjaftueshme për të vërtetuar se kemi të bëjmë me krim të organizuar.
Tanko, e cila në sallën e gjyqit mbrojti punonjësin e burgjeve, e cilësoi operacionin “një serial me puntata, që asnjëra nuk ka asnjë pikë takimi në hapësirë e në kohë”.





