Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mbërritur sot rreth orës 11:05 në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë, dy ditë pas arrestimit.
Ish-ministri Koka, do të njihet sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit edhe me akuzat e ngritura ndaj tij.
Mësohet se Lefter Koka do të flasë sot për arrestimin e tij dhe gjithçka di për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka, u shpreh të mërkurën që ish-ministri do të tregojë gjithçka di për aferën e inceneratorëve në gjykatë kur të dalë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Kujtojmë që vendimi për arrestimin e Lefter Kokës, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas si pronarë të inceneratorëve është marrë të dielën dhe Policia e ka ekzekutuar të martën vendimin.