Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi. Këto të fundit u akuzuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa “Arrest me burg”, dy infermieret u liruan nën masën “Detyrim paraqitje”. Më herët kujtojmë se Apeli ka liruar dhe një sanitare dhe infermiere të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Infermieret Sheqerije Koçi, Sidorela Cela, Mira Bushi dhe sanitarja Rukije Hoxha dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtore të Tire Alldërvishit, sanitares së spitalit COVID-2 që shtirej si infermiere dhe i zhvaste para familjarëve të pacienteve të sëmurë. Infermieret dhe Tirja, u akuzuan asokohe për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”.