Gjykata e Apelit të Tiranës ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për dy kontrollorët Munih Mezini dhe Armand Fezga, që derimë tani shkalla e parë i kishte lënë nën masën e arrestit të shtëpisë.
Edhe për kontrolloren Flora Ndreca mbetet në fuqi masa e detyrimit të paraqitjes, pas ngjarjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku ata shpallën gjendjen e paaftësisë së përkohshme për punë, e cila u interpretua si një grevë nga qeveria, dhe ku pati përplasje për disa ditë me radhë.
Muhin Mezini është supervizor në Shoqërisë “Albcontrol“ sh.a tek Aeroporti “Nënë Tereza“, Armando Fezga është supervizor i trafikut ajror dhe Flora Ndreca kontrollore e trafikut ajror.





