Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit. Apeli e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre dhe ka caktuar:
“Detyrim paraqitje” për shtetasen Flora Ndreca.
“Arrest shtëpie” për Muhin Mezinin.
“Arrest shtëpie” për Armando Fezga.
Sipas prokurorisë, “provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien e detyrimit ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësiusë së vecantë. Keta shtetas me veprimet dhe mos veprimet e tyre në bashkëpunim, kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik”, thuhet në dosjen e prokurorisë.





