DURRES – Shaban Norja do t’i kalojë vitet e mbetura të jetës në burg. Gjykata e Durrësit dha sot vendimin e saj për 80 vjeçarin që në 11 tetor vrau dhe masakroi trupin e 18 vjeçares Ajshe Vata.
Trupi gjykues, i kryesuar nga kryetari i gjykatës së Durrësit, Ervin Metalla, dha vendimin 25 vjet burg për Norjen. 80 vjeçari akuzohej nga prokuroria për vrasjen e 18 vjeçares dhe armëmbajtje pa leje.
Në fjalën e tij avokati mbrojtës i të akuzuarit, Osman Dashi tha se Shaban Norja ndihej i penduar nga vrasja e kryer. Qw nw seancwn e parw gjyqwsore avokati Dashi kërkoi gjykim të shkurtuar, pasi klienti i tij e pranonte autorwsinw e krimit.
Në të gjitha seancat gjyqësore të zhvilluara në gjykatën e Durrësit, Norja është paraqitur i veshur me antiplumb dhe i shoqëruar nga 6 efektivë të grupit të gatshëm. Gjatë procesit asnjë nga familjarët e tij apo të viktimës nuk kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit.
Norja është paraqitur i qetë dhe i heshtur para trupit gjykues. Edhe sot ai e priti pa fjalë vendimin e trupit gjykues, ndoshta i bindur që më parë për fatin që e priste.
Tre muaj më parë i moshuari tronditi opinionin publik, kur u zbulua se ishte ai vrasësi dhe masakruesi i kufomës së 18-vjeçares Ajshe Vata, e cila ishte 3 muajshe shtatzënë.
Në 11 tetor të vitit të kaluar, në një arë me misër u zbulua trupi pa kokë i 18 vjeçares Ajshe Vata. Norja dhe viktima kishin një lidhje dashurore, që zgjaste prej disa vitesh. Ai ka pranuar se ishte babai i fetusit tre muajsh, që vajza e re mbante në bark, ndërkohë që pas arrestimit ka deklaruar se Ajshja nuk kishte pranuar të abortonte dhe i ishte lutur 3 ditë me rradhë për ta vrarë, sepse nuk përballonte dot





