Pas arrestimit të nënkomisar Krenar Dehari, me detyrë inspektor krimesh në policinë e Durrësit, në një seancë gjyqësore të zhvilluar pa praninë e medias, gjykata pasi verifikoi kushtet e masës së arrestit dhe dëgjoi palët vendosi si masë sigurie “detyrim paraqitjeje pranë policisë gjyqësore”, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Dehari u arrestua dy ditë më parë me kërkesë të prokurorit Arjan Ndoja për moszbatim të urdhrit të tij. Prokurori kishte kërkuar hetimin në gjendje të lirë të një personi të përfshirë në një konflikt, por Dehari e ka arrestuar.

Prokurori e ka cilësuar arbitrar veprimin e Deharit dhe ka kërkuar arrestimin e tij duke e akuzuar për shpërdorim detyre.