Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, me urdhër të Gjykatës së Durrësit.
Në pranga ka rënë T. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim T. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.





