Gjykata e Durrësit dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 2 muaj për ish-anëtarin e bandës së Gaxhait, Amarildo Sulejmani nga Vlora.

Sulejmani u arrestua 3 ditë më parë në zonën e Spitallës me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi.

Vendimin e sotëm gjyqtarja Shpëtime Pitaku e konsideroi një periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti.

I dënuar më parë për vrasje, Armando Sulejmani, ish-anëtar i bandës së Gaxhait, po lëvizte me një automjet tip Mercedez Benz me targa të vjedhura në zonën e Spitallës kur i është kërkuar nga forcat “Shqiponja” të ndalojë. 48-vjeçari nga Vlora, i njohur dhe me nofkën “Çipuri”, nuk iu bind urdhrit të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi.

Policia dyshon se ky person, që lëvizte vetëm natën me automjet me targa të vjedhura, po përgatitej të kryente një krim të rëndë kundër personit, dyshime këto që duhen dokumentuar në vijim nga grupi hetimor.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte i arrestuari ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i cili është vjedhur më 3 nëntor të vitit të kaluar, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, u gjetën dhe targat origjinale të këtij automjeti që ccuan në identifikimin e shpejtë të pronarit të automjetit. Ai është një 26-vjeccar me banim në Tiranë që u shpall në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”.

Automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij origjinale dhe targat e vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë.