Gjyqi i ish-zyrtarit iranian, Hamid Noury, i cili akuzohet për krime lufte do të zhvillohet për dy javë në Shqipëri, konkretisht në Gjykatën e Durrësit.

Seanca e parë do të nis ditën e sotme, që ka sjellë edhe një interes të lartë të mediave ndërkombëtare.

Krimi për të cilin akzohet Noury ka ndodhur në korrik 1988, ku 30,000 të burgosur politikë u masakruan pas seancave gjyqësore të parregullta që zgjatnin një ose dy minuta.

Të gjitha viktimat janë varrosur në fshehtësi në varre masive të fshehta. Mbi 90 përqind e viktimave ishin aktivistë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit. 

Të pranishëm para Gjykatës të Durrësit janë edhe përfaqësues të Muhaxhedinëve (MEK), të vendosur prej disa vitesh në kampin e zonës së Manzës.