Gjykata e Durrësit ka vendosur të pezullojë nga detyra e Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Erion Manohasën, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Seanca është mbajtur në Gjykatën e Durrësit pa praninë e mediave, me kërkesë të organit të akuzës i cili kishte zhvilluar një hetim në sekret të plotë.
Në sallën e gjyqit i pranishëm ishte edhe Manohasa të cilit gjykata i komunikoi shkarkimin nga detyra dhe nisjen e hetimit për të. Prokurore e çështjes Enkeleda Xhengo i dërgoi kërkesën Gjykatës së Durrësit në 12 prill 2017, pas një hetimi një mujor të kryer prej saj, duke kërkuar pezullimin nga detyra dhe përballjen me ligjin të drejtorit të përgjithshëm të FSDKSH-së, Manohasa. Gjyqtari Petraq Curri e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi “Pezullim të ushtrimit të detyrës në shërbimin publik” të parashikuara nga neni 242 i K.Pr.P.
Prokuroria:
Pas hetimeve të kryera, organi i akuzës bëri me dije se në fillim të muajit shkurt . Ministria e shëndetësisë licencoi klinikën “Diafarma” për të kryer shërbimin e hemodializës në qytetin e Durrësit. Kjo klinikë ishte një vilë tre katëshe . Drejtori ManoHasa 69 prej 150 pacientëve që kryejnë këtë shërbim çdo muaj në spitalin Amerikan, për të jetuar u dha urdhër që hemodializën ta kryenin në këtë klinikë.
Pacientët u hodhën në një protestë dhe bënë një kallëzim në prokuroi.
“Na marrin në telefon dhe na urdhërojnë që të shkojmë në një klinikë të re. Atje nuk ka asnjë kusht, mund të vdesim dhe askush nuk mban përgjegjësi” – thuhet në kallëzimin e bërë nga pacientët në prokurorinë e Durrësit.
Në ligjin për pacientët me hemodializë, thuhet se është vetë pacienti ai që ka të drejtën legjitime të zgjedhë se në cilën klinikë apo spital dëshiron ta marrë këtë shërbim jetik për të. Nisur nga ky ligj nisi hetimi i prokurorisë së Durrësit.
Nga hetimet rezultoi se drejtori Manohasa kishte ushtruar presion dhe madje i kishte urdhëruar pacientët të kryenin hemodializën tek klinika e re e sapo licencuar në muajin shkurt të kërij viti nga Ministria e Shëndetesisë. Sipas Prokurorisë Manohasa i kishte marrë në telefon, duke i urdhëruar se ku duhet të shkonin për të bërë hemodializë. Sipas prokurorisë drejtori i FSDKSH-së Manohasa dyshohet se ka ndikuar në licencimin e kësaj klinike, dhe po kështu edhe në funksionimin e saj pa përmbushur kushtet ligjore të funksionimit.
Nga verifikimi që bëri Prokuroria në klinikën “Diafarma” ka konstatuar se kjo klinikë nuk përmbushte asnjë kriter për hapjen e saj. Një klinikë ka disa rregulla, duhet të ketë personel, reparte mbështetëse, si kardiologë, laburatorë për analiza etj, por klinika nuk kishte asnjë gjë nga këto, përveç se dy kolltukë, ku uleshin dhe bënin hemodializë të sëmurët”,- bëri me dije organi i akuzës.
Në të tilla kushte prokuroria i dërgon kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me kushtet që duhet të plotësijë një klinikë hemodializë dhe Ministria e Shëndetësisë pa asnjë përgjije për Prokurorinë vendosi që në fillim të muajit prill t’i heqë licensën kësaj klinike private.





