Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune, në pozicionin arkivist, pranë kësaj gjykate.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Arkivist,  është si  më poshtë:

  • Arkivisti mban dhe administron dokumentacionin gjyqësor , që përbëhen nga çështjet penale dhe civile, vendimet e të cilave kanë marrë formë të prerë, regjistra dhe akte të tjera gjyqësore qe lidhen me veprimtarinë e gjykatës ne përputhje me legjislacionin ne fuqi per arkivat shteteror.
  • Në ushtrimin e përgjegjësive të tij/saj, arkivisti u nënshtrohet akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me mirëmbajtjen e arkivës dhe fondit të arkivës. Arkivisti respekton gjithashtu urdhrat dhe udhëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit dhe ka përgjegjësi administrative dhe ligjore për mosrespektimin e tyre .
  • Arkivisti garanton që arkivi të jetë i sigurt nga hyrjet e dhunshme, të ketë mbrojtje kundër zjarrit dhe të përmbushë kërkesat teknike të nevojshme për mbrojtjen e arkivit.
  • Zyra e arkivit merr masat për të ruajtur dhe trajtuar dosje civile dhe penale, vendimet e të cialve kanë marrë formë të prerë.

Kërkesat e veçanta për pozicionin Arkivist, janë si më poshtë :

  • të jenë diplomuar në drejtësi;
  •    të kenë përvojë prej të paktën një vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën
  • të njohe dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter
  • të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
  • të mos ketë masa disiplinore në fuqi, ose të mos jetë në proçedim disiplinor.

-Kandidati duhet të paraqes zyrtarisht, brenda datës 27.05.2020 ora 16:00, pranë Kryesekretarisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, dokumentat e mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të trajnimeve apo kualifikimeve (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport i aftësisë në punë).
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (formulari i vetdeklarimit të gjëndjes gjyqësore).
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

  1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda 29.05.2020, në ambientet e Gjykatës, dhe brenda  datës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë.
  2. Kandidatët fitues të fazës së parë, do të kontaktohen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për të zhvilluar intervistën e strukturuar me gojë.
  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë :

Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Ligji 9154 datë 06.11.2003 “Për Arkivat”, Ligji nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.

Vlerësimi i kandidateve do të bëhet sipas kërkesave të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

Paga Bruto është 52.000 lekë plus vjetërsi në punë.

Njoftimi dhe komunikimi për kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.