Gjykata e Katanias ka vendosur të lirojë nga burgu Nezar Seitin, i njohur ndryshe si “financeri” i grupit Habilaj.
Pas shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi sot të lehtësojë masën e vendosur ndaj Seitajt, duke e liruar nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Detar Hysi. Seiti kishte dorëzuar një kërkesë pranë Gjykatës së Katanias për mungesë provash.
Seiti akuzohet si anëtar i bandës së Habilajve. Ai konsiderohet si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit, i cili merrej me organizimin e trafikut të kanabisit dhe financat e grupit.
U arrestua në datën 20 tetor 2017 në Vlorë, gjatë një aksioni antidrogë ku në fshatin Babicë u sekuestruan rreth 4 tonë kanabis.





