Gjykata e Korçës ka lënë në burg 37-vjeçaren me iniciale V.Sh me akuzën e ushtrimit të prostitucionit

Kjo shtetase vetëm pak ditë më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me Celnik Melcellari, kundrejt pagesës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 47-vjeçari nga Sovjani me banim në Korçë, në një banesë të marrë me qera, gjatë aktit seksual ka pësuar hipertension, çka i ka sjellë më pas vdekjen.

Në dëshminë e saj para trupit gjykues, 37-vjeçarja është shprehur se i ka ofruar viktimës të telefonojë urgjencën e spitalit për të marre mjekim, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Sipas akuzës, 47- vjeçari ka ndërruar jetë brenda në automjetin e tij, në prezencë të shtetases V.Sh, e cila nuk ka lajmëruar as policinë për ngjarjen e ndodhur, por është larguar drejt banesës së saj, aty ku është arrestuar pas gjetjes së shenjave të gishtave brenda në automjet.