Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e Emiljano Shullazit dhe “bandës” së tij për përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtarit Bib Ndreca.
Gjyqtari Dritan Hallunaj, vendosi të rrëzojë kërkesën me arsyetimin se nuk ka bazë ligjore përjashtimi i tij. Kështu që me rrëzimin e kërkesës, pritet që ditën e martë të nis procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve si pjesëtarë të bandës së tij.
Në seancën e kaluar, avokatët kërkuan që gjykata të thërrasë me cilësinë e dëshmitarëve edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe zyrtar të tjerë të policisë, kërkesë për të cilën pritet të shprehet gjykata.
Emiljano Shullazi dhe banda e tij, akuzohen për 9 vepra penale mes tyre gjobëvënie, kanosje, shpërthime me eksploziv e grup të strukturuar kriminal. /ABCNews/





