Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për hetimin e pasurisë së Alfred Pezës dhe ia ka kaluar çështjen me kërkesë të Prokurorisë, Krimeve të Rënda.

Gjykata e Lartë ka hequr dorë nga shqyrtimi i dosjes “Peza”, për shkak se Peza nuk është më deputet dhe nuk është kompetenca e saj ta shqyrtojë këtë çështje.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza akuzohet për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të të ardhurave për shumën e parave prej 113 milionë lekësh të rinj.

Në muajin maj 2017, Apeli i Krimeve të Rënda hoqi sekuestron që ishte vendosur ndaj pasurisë së ish-deputetit.

Alfred Peza ka deklaruar disa muaj më parë se po hetohet si gazetar dhe jo si deputet, duke sqaruar se pasurinë e tij dhe të bashkëshortes e ka të ligjshme.