Ish-kryeministri Sali Berisha ka “sfiduar” sërish drejtësinë, duke thyer vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Berishës nuk i lejohet komunikimi apo takimi me persona të tjerë që nuk janë familjarë.
Megjithatë lideri i opozitës ka futur në shtëpi aktorin Çun Lajçi.
Ndërkohë gjyqësori ka rrëzuar një tjetër kërkesë të tij.
Gjykata e Lartë vendosi sot të mos pranojë rekursin e Berishës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend.
“Mospranimin e rekursit te paraqitur nga Sali Berisha, kundër vendimit me nr. 57(87-2024-84), datë 25.03.2024, te Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në vendim.
Nuk është hera e parë që Berisha thyen vendimin e GJKKO-së. Kujtojmë se Berisha e shkeli vendimin duke pritur ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok dhe një grup gazetarësh italianë në banesën e tij.