Gjykata e lartë, ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të vitit 2022, që dënoi me 21 vite burg Izet Haxhinë, për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998.

Në dhomë këshillimi, gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici kanë rrëzuar rekursin e Izet Haxhisë, i cili kërkonte prishjen e vendimit dhe kthimin e cështjes për rigjykim, me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.