Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka raguar pas dekretimit të gjyqtarit Artur Kraja si anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë.

Kim thotë se është një hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, teksa paralajmëron se së shpejti do të emërohet dhe i 9-ti.

Ambasadorja Kim kujton se me emërimin e anëtarit të 10-të atëhere Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të caktuar 3 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

STATUSI NGA AMBASADORJA YURI KIM:

Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në High Ct, me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.