Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë. 

Organi hetues kërkoi sërish ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së drejt Kosovës, por u rrëzua nga Gjykata e Lartë. 

Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi më 31 korrik të vitit të kaluar. 

Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, ndërsa arrestimin e  tij e shpall i paligjshëm.