Hidhet poshtë vendimi i Gjykates së Apelit . Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen ndaj bandës së Cerrikut. Në këtë mënyrë rrëzohen tre pafajësitë e dhana nga kjo gjykatë për Meti Bozin, Llazar Bicjan dhe Skënder Canin.
I pandehuri Meti Bozi nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ishte dënuar me burgim të përjetshëm, Llazar Bicja me 23 vite burg dhe Skënder Cani me 21 vite burg. Sipas Gjykatës së Lartë gjyqtarët e Apelit që shpallën pafajësitë kanë kryer shkelje të rënda proceduriale. Kjo dosje u inspektua nga ministri i Drejtësisë në vitin 2012, por nuk u mor asnjë masë ndaj gjyqtarëve.
Vec këtyre personave Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë dënuar me burgim të përjetshëm shtatsit Arjan Toska dhe Roland Xhepexhiu.
Tomor Buzani është dënuar me 23 vjet burg, Alban Toska dhe Entel Gashi janë dënuar me 22 vjet burg. Ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Bujar Buzani u dënua me 8 vjet burg. Këta të pandehur janë gjykuar për masakrën e marsit 1997 në Cerrik, ku u vranë dhe u dogjën 6 gardistë, si dhe u plagosën 14 të tjerë.





