Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për rihapjen e çështjes “Gërdeci”.
Kjo dosje tashmë do t’i kalojë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thonë burime për Top Channel, teksa pritet rinisja e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
“Kolegji vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me subjekt revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale të Fatmir Mediut, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009, të Kolegjit të Gjykatës së Lartë, prandaj Kolegji vendos të shpallë moskomptencën lëndore dhe t’ia kalojë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në dokument.





