Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, duke lënë në fuqi dënimin e tij.
Daci është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Pas vendimit, Daci bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërsa kjo e rrëzoi kërkesën e tij për pezullimin e vendimit.
“Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 1997”, deklaroi SPAK në nisje të hetimeve për Dacin.