Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot kërkesën për dosjen e “21 Janarit”, ku familjarët kërkojnë që t’i kalojë SPAK.

Familjarët e Aleks Nikës, bashkëshortja Rajmonda Nika dhe xhaxhai Mark Nika kanë mbërritur në gjykatë.

Seanca do të zhvillohet me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Një ditë më parë, përmes një letre Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës kërkon që Gjykata e Lartë të vendosë që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të regjistrojë hetimin penal për ngjarjen e 21 janarit 2011.

Sot Gjykata e Lartë vendos nëse dosja do t’i kalojë SPAK-ut apo do të mbetet në duart e Prokurorisë së Tiranës.