Gjykata e Korçës ka dhënë masat për të akuzuarit e vrasjes së 14 vjeçarit pak ditë më parë.

Gjykata ka dhënë masën “Arrest me burg” për autorin e mitur, babanë dhe xhaxhanë e tij.

Ndërkohë për 4 të miturit e tjerë është dhënë masa detyrim paraqitje nën mbikqyrjen e prindërve.

Burime brenda sallës gjyqësore thanë se autori gjatë seancës ka folur mes lotësh duke shprehur shumë pendesë.

“Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e çastit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, ka thënë ai.

Po ashtu edhe babai i autorit, Edison Guri mësohet të ketë shprehur ngushëllimet e tij për familjen e vktimës 14-vjeçare.