23 dhjetor 2013 – Xhelal Mziu ka dalë para Gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë  “arrest në burg”. Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e parë, duke e lënë në burg kryebashkiakun e Kamzës.   Ai u prangos mbrëmjen e të premtes, pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i ri-Laknas.   Arrestimi erdhi pas një hetimi i cili kishte nisur disa muaj më parë, nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkine e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim.