Gjykata e Posaçme cakton datën 26 dhjetor për vendimin ndaj Berishës.
Të martën ora 10:00 në Gjykatën e Posaçme do të dëgjohen palët, nuk do të shqyrtohet në dhomë këshillimi por në prani të palëve, prokurorëve të SPAK, mbrojtjes së ish-kryeministrit, avokatëve të tij dhe vetë Berishës.
Gjykata gjithashtu do duhet të njoftojë edhe avokatët e Berishës.
Berisha tha se do të konsultohet me avokatët e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e Gjykatës së Posaçme.