Gjykata e Posaçme ka vendor të lërë në burg Laert Pashën, zyrtarin e Kadastrës së Sarandës, i cili i kërkoi mijëra euro një qytetari për t’i legalizuar hoteli.

41 vjeçari me detyrë specialist në sportelin e arkivëz në zyrat e ASHK Sarandë dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ai u denoncua nga emisionin  “Stop”, pasi 3 vite më parë i premtoi qytetarit se do ia legalizonte hotelin dhe i mori 2000 euro, por e zvarriti deri në ditët e sotme, duke mos e bërë legalizimin e ndërtesës.