Gjykata e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiaun e Mallakastrës Qerim Ismailin, për akuzën e falsifikimit të formularëve.
Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, ku seancën e radhës, e cila do mbahet më 19 tetor, pritet që prokuroria të lexojë konkluzionet përfundimtare.
Sipas SPAK Ismaili dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje, në formularin e deklarimit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.
Hetimet ndaj tij nisën pas denoncimit të Partisë Demokratike.