Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pritej që sot të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit për heqjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”. Shkak për shtyrjen e seancës ishte angazhimi i gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, në një proces tjetër gjyqësor.

Kujtojmë se zoti Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, pasi ai akuzohet për korrupsion.