Vetëm pak orë pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët që u vendosën në kampin e Gjadrit, do të zhvendosen drejt portit të Vlorës dhe më pas do të transferohen në Itali.
Sakaq, pritet që në orët në vazhdim 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi, nën masa sigurie, do të transferohen drejt Vlorës, nga ku më pas do të realizohet edhe kthimi në Itali.
Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur që 12 emigrantët që mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë me anijen Libra duhet të kthehen në Itali.
Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.
Magjistratët nuk vërtetuan, siç ishte e parashikueshme, ndalimin e 12 azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar natën e 13 tetorit nga Policia Financiare në ujërat ndërkombëtare të zonës italiane SAR dhe të transferuar në bordin e anijes Libra të Marinës, e cila më pas i transportoi drejt portit të Shëngjinit dhe prej andej në kampin e Gjadrit.