Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë për anëtarët e grupit Bajri, në një seancë për rikonfirmim për të dyshuarit.
Gjykata vendosi “arrest me burg” për shtetasit Ilir Bajri, Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Sirjan Aliaj dhe Emrah Plaku.
Për shtetasen Jonida Murati dha masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për mjekun Senad Hallunaj, kryeinfermieren në spitalin e Shkodrës, Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj “detyrim paraqitje”.
Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie.





