Gjykata e Shkodrës ka vendosur për ekstradimin në Rusi të Igor Kokunov. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi.

Kokunov u arrestua në muajin Gusht në doganën e Muriqanit.

Për 59-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, tashmë ka një vendim për ekstradim në Rusi, të cilin ai e kundërshton.

Avokati i rusit thotë se vendimin e Gjykatës së Shkodrës do ta apelojnë.