Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit për presidentin e FSHF-ës Armand Duka.
Duka akuzohej për “shpërdorim detyre” dhe për “falsifikim dokumentesh”, akuza këto që do të qëndrojnë në fuqi, por ai do të hetohet pa masën e pezullimit, pra do të vijoj të hetohet nga Prokuroria por në të njëjtën kohë mund të ushtrojë detyrën si presidenti i FSHF.
Gjykata e Tiranës ka pezulluar masën edhe për sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku, ndërsa kë lënë në fuqi masën e pezullimit për anëtarin tjetër të FSHF-së, Ardian Haçi.