Gjykata e Tiranës ka liruar dy nga tre policët e Komisariatit Nr. 1 në kryeqytet të arrestuar pak ditë më parë për shpërdorim detyre dhe keqpërdorim të të dhënave personale të shtetasve.
Në burg do të qëndrojë vetëm efektivi Durim Murja, ndërsa dy kolegët e tij Jashar Shehu dhe Arjan Balla do të qëndrojnë në “Arrest shtepie”.
Gjithashtu gjykata ka dhënë masën pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje për 6 punonjës të tjerë policie që janë pjesë e kësaj dosje, ndërsa për shefin e Komisariatit të Policisë në Korçë, Krenar Gjokutaj ka dhënë vetëm detyrim paraqitje.
Dhjetë efektivët janë pjesë e Policisë së Tiranës dhe asaj të Korçës dhe akuzohen nga policia se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë favorizuar shtetas të ndryshëm të kapur në shkelje administrative, si dhe për shfrytëzim të të dhënave personale të qytetarëve pa autorizim.





