Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme vendimin për vërtetimin e mandatit të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Pas këtij vendimi, i hapet rruga hapit të fundit, ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Veliaj për mandatin e ri. Veliaj ka arritur të fitojë bindshëm në të gjitha njësitë e Tiranës.

Ai do të drejtojë Tiranën në katër vitet e ardhshme, duke u rikonfirmuar në detyrë pas fitores së mandatit të tretë.

Në garën e zgjedhjeve të 14 majit, Veliaj ishte përballë 5 kandidatëve të tjerë nga partitë opozitare, ku arriti të fitojë me 54.69% të votave.

I dyti në këtë garë u rendit kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi me, ose 34.58% të votave.

Ndërsa Arlind Qori nën siglën e partisë Lëvizja “BASHKË” ka dalë të renditet i treti pas dy rivalëve kryesore, duke marrë 4.77% të elektoratit në kryeqytet në këto zgjedhje lokale.