Gjykata e Tiranës ka regjistruar sot ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha, më 17 korrik 2021.

Më 13 dhjetor të vitit të kaluar, Basha dërgoi në gjykatë ndryshimet statutore të ndërmarra më 17 korrik në mbledhjen e parë të Kuvendin Kombëtar të PD.

Kujtojmë se në gjykatë u paraqitën për shqyrtim edhe ndryshimet statutore të miratuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, të kryesuara nga Sali Berisha.

Por vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës është vendimtar dhe përcakton se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha do të mbetet në fuqi.

Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.

Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.