Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që të heqë shërbimin e provës për Ismail Morinën, i njohur ndryshe si Ballist Morina duke e rikthyer në burg.
Gjykata e ka dënuar atë me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
Morina u bë i famshëm në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, kur arriti të fusë në stadium një dron me simbolet kombëtare shqiptare.
Ndërkohë, një ditë para ndeshjes Shqipëri – Serbi që do të luhej në “Elbasan Arena”, Morina u kap me dy armë në makinë, teksa po lëvizte në Tiranë me shokët e tij.





