Gjykata e lartë e Turqisë vendosi ekstradimin e ish-truprojës së Sali Berishës në Shqipëri.

Izet Haxhia, i cili prej kohësh është zhvendosur në Turqi për të kërkuar azil politik, është dënuar me 25 vite burg në vendin tonë. Ai është i akuzuar si një ndër autorët në vrasjen e ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari.

Arrestimi 

Izet Haxhia është dënuar me 25-vjet burg në Shqipëri, ndërsa u ndalua në Turqi më 3 qershor të vitit 2006. I ndodhur në arrati, Haxhia ka kërkuar azil në Turqi, por një gjë e tillë i është mohuar. Drejtësia shqiptare kërkonte që Haxhia të ekstradohej drejt vendit të tij, por as kjo kërkesë nuk është marrë parasysh, ndërsa Gjykata Supreme e Turqisë ka dhënë vendimin për ta lënë të lirë, derisa sot eshte pranuar ekstradimi i tij.