TIRANE, 18 shkurt 2013– Shtatë milionë lekë gjobë është gjoba që Gjykata e Tiranës, pas 28 seancave gjyqësore vendosi ndaj deputetit të Partisë Socialiste Sajmir Tahiri.
Ai u dënua në gjyqin ku ishte akuzuar për “shpifje”në adresë të ministrit Genc Ruli. Sipas vendimit të gjyqtarit Ervin Pollozhani, deputeti i PS, Sajmir Tahiri nuk arriti ti provojë akuzat publike në adresë të ministrit Ruli.
Gjykata vendosi që Tahiri të paguajë në formë dëmshpërblimi shumën prej 7 milion lekëve të vjetra në llogari të deputetit të Partisë Demokratike Genc Ruli.
Procesi gjyqësor ka nisur në tetor të vitit të kaluar, pas akuzave publike të deputetit të PS-së në adresë të ministrit Ruli, në lidhje me minierën e Bulqizës.