Është zbardhur dëshmia e Mexhit Picarit dhe Dhurata Saliajt, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt.
Picari ka kërkuar falje për çfarë ka bërë, një falje ua ka drejtuar dhe nipërve e mbesave, ndërsa është përpjekur të shfajësojë vajzën, duke thënë se pistoletën e kishte vetë nuk ia kishte dhënë Dhurata. Prokuroria dyshon se Dhurata Saliaj e ka pasur armën në çantë dhe para vrasjes ia ka dhënë babait.
“Kërkoj ndjesë për çfarë kam bërë. I kërkoj falje nipave dhe mbesave. Dhurata nuk ka pasur dijeni”, ka thënë Mexhit Picari para togave të zeza të Tiranës, ndërsa ka shtuar “Pistoletën e kisha në brez, nuk e mora nga çanta e vajzës.”
Ndërsa 33-vjeçarja ka mohuar se ka bashkëpunuar me babain e saj, Mexhit Picarin për vrasjen e babait të tre fëmijëve të saj.
“Nuk e dija qe babi do bënte vrasje. Nuk do ta lejoja. Kudreti ishte babai i tre fëmijëve. Kërkoj mëshirë nga gjykata, pasi kam tre fëmijë.”, tha ajo në Gjykatë.
Ndërkohë, prokurori i çështjes i është kundërvënë deklaratës së saj dhe të babait të saj.
Ai tha se Dhurata Saliaj ishte bashkëpunëtore në krim për vrasjen e burrit të saj.
Kujtojmë se Dhurata Saliaj ka qenë e dënuar me herët me 2 vite burg për “dhunë në familje”.
Mësohet se ajo sot, teksa i është dhënë dhe masa “arrest me burg” ka qarë me ngashërim.





