TIRANE, 19 MARS 2013 – Gjykata Penale e Tiranës ka ulur 70 ditë nga koha e burgimit të Mihal Delijorgjit, i cili ka qenë një nga të pandehurit kryesorë për tragjedinë e “Gërdecit” më 15 mars të pesë viteve më parë.
Gjyqtari Arben Micko e ka marrë vendimin ditën e djeshme në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, pas kërkesës së avokatit mbrojtës të presidentit të firmës “Albademi”, që klientit të tij t’i ulej dënimi i dhënë me 3 muaj burg.
Me këtë vendim, Gjykata Penale e Tiranës, i jep mundësi Delijorgjit që të lërë qelitë e burgut, për 2 ose 3 ditë, duke shlyer në këtë mënyrë dënimin e tij për tragjedinë e “Gërdecit”. Nga shpërthimi i fabrikës së demontimit më 15 mars 2010, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





