Itali, 28 mars 2014 – Në rajonin e Lombardisë dhe në zonën gjermanofolëse të Bolxanos vepronte një bandë ndërkombëtare shpërndarësish droge. Banda përbëhej nga italianë, indianë, pakistanezë, marokenë, tunizianë dhe një shqiptar me të dashurën e tij italiane gjithsejt 17 persona. Nga kontrollet e ushtruara nga karabinieria, anëtareve të bandës iu kap kokainë, heroinë dhe kanabis në doza të gatshme për shitje.
Ndër dënimet e dhëna nga gjykata italiane, shqiptari Sokol Jora, 31 vjeç, u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg dhe 2 000 euro gjobë. E dashura e tij italiane Elizabeta Breshiani, 25 vjeçe, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg dhe 4 000 euro gjobë.
Shënim: Në foto janë disa nga anëtarët e bandës. Sokoli është i dyti nga e djathta.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





