17 Korrik 2014 – Një hajdut shtëpish shqiptar në Itali e gjen belaja jo me ligjin, por me avokatin e vet, si të  thuash shqiptari e kishte blerë belanë me pare. Një 25 vjecar shqiptar ( shiko foton ) u kap në flagrancë nga policia italiane, ndërsa zbathur po hipte në ullukun e një shtëpie për të vjedhur në qytetin e Mestres afër Venezias. Me arritjen e policisë dy “ kolegët “ e hajdutit ia mbathën vrapit, kurse ky i fundit duke qenë zbathur nuk arriti të largohej dot në kohë, sepse vrau edhe këmbën, kur u hodh në tokë  nga ulluku.

Këtë të mërkurë Gjykata e Venecias  e la të lirë hajdutin shqiptar duke i dhënë si masë sigurie detyrim paraqitje. Avokati i tij Gianluca Liut u shpreh : sipas ligjit italian klienti im duhet të lihet i lirë nga gjykata dhe unë e kam për detyrë t’ia kërkoj këtë gjykatës, por si qytetar unë jam kundër, që një hajdut të lihet i lirë dhe të rrezikojë përsëri pronën e shtetasve të ndershëm, italianë. Është turp për gjykatën, që e la të lirë hajdutin shqiptar. Ky avokat është pronar i studios avokatore “ Liut and Partners “ dhe personalitet i shquar I komunitetit ebraik të Venecias.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/