Itali, 16 korrik 2014 – Gjykata italiane e deklaroi të pafajshëm Olsi Jaupajn për vjedhjen e një motori tip Scooter të markës Yamaha Majestic 125, motor me të cilin u krye vrasja e Salvatore Padovanos, bosit mafioz të qytetit të Galipolit, Leçe.
Gjykata hodhi poshtë akuzën se Jaupaj bashkë me italianin Alessandro Oltremarini, në 20 gusht 2008, kishin vjedhur motorin, që më pas u përdor në atentat. Shfajësimi i Jaupajt ishte sipas formulës se nuk është ai personi, që ka kryer krimin.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





