Itali, 12 korrik 2014 – Gjykata e Milanos shpalli të pafajshem prostitutën shqiptare Fize Lushaj, 24 vjeç, e cila akuzohej për vrasje me dashje. 

Fizja, në 21 gusht 2012, u gjet nga karabinierët e zhveshur pranë një mashkulli të vdekur edhe ai i zhveshur. Salvatore Cercabene, 48 vjeç ishte personi në fjalë, për të cilin u akuzua për vrasje Fizja.

Gjykata vërejti, që në trupin e tij kishte shenja të përleshjes, pra prostituta shqiptare ishte sulmuar nga Salvatorja (klient i saj) dhe ajo kishte reaguar ndaj sulmit duke u  vetëmbrojtur.

Gjykata në arritjen e verdiktit të pafajësisë u mbështet edhe në të kaluarën e viktimës. Salvatore Cercabene pak kohë para vdekjesh ishte ndaluar nga policia, sepse kishte vënë në gjumë me narkozë një tjetër prostitutë.

Ishte pikërisht ndërhyrja e policisë, që e kishte shpëtuar prostitutën nga dhuna e Salvatores ndoshta edhe nga vdekja. Ky vendim i Gjykatës së Milanos i jep një shans të ri Fizes për ta filluar jetën e vet nga e para.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/